Ashtu si makinat, edhe avionet pluhurosen dhe duhen pastruar pas një kohe.
Në varësi të madhësisë dhe lëvizjeve të tij, një avion i madh lahet një herë në 6 ose 8 javë.
Kjo gjithsesi varet nga politikat e kompanisë dhe nuk është e detyrueshme.
Larja e një avioni të madh mund të zgjasë deri në 8 orë dhe për larjen e tij përdoren detergjentë specialë, si dhe furça të mëdha të ndërtuara për të larë keto mjete fluturuese.
Kompanitë nuk tregojnë së sa paguajnë për larjen e një avioni, por duke parë online, çmimi për larjen e jashtme të një mjeti fluturues të madh me dy motorë është rreth 600 dollarë, polirimi 2,500 dollarë si dhe pastrimi i brendësisë rreth 350 dollarë.