Shtetasit e huaj tani kanë mundësinë të marrin nënshtetësinë turke duke e paraqitur pranë noterit kontratën e shitblerjes së patundshmërive nga projektet e papërfunduara të banimit në vlerë 250 mijë dollarë apo në shumën e barasvlershme në lira turke.

Në fletoren zyrtare u publikua “Rregullorja për bërjen e ndryshimeve në rregulloren për zbatimin e ligjit të nënshtetësisë”.
Nenit me anë të të cilit rregullohen të drejtat për nënshtetësi dhe ku thuhet se qytetarët e huaj fitojnë të drejtën e nënshtetësisë turke me kusht që pas blerjes së patundshmërive në vlerë 250 mijë dollarë apo në shumën e barasvlershme në lira turke në tapi të vihet shënimi për pamundësinë e shitjes së patundshmërisë gjatë 3 viteve, i është shtuar edhe dispozita “blerja e patundshmërive nga projektet e papërfunduara”.
Në këtë mënyrë një shtetas i huaj, i cili blenë patundshmëri nga projektet në vazhdim, mund të marrë nënshtetësinë turke në qoftë se pranë noterit paraqet kontratën e shitblerjes. Por, në këtë situatë personi do të duhet të zotohet se nuk do ti transferojë të drejtat tek personi tjetër mbi banesë gjatë 3 viteve.