1.4 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Mijëra gra të Mianmarit u detyruan në martesë të dhunshme në Kinë

Më të lexuarat

Më shumë se 7.400 gra nga zona Yannan ishin viktima të martesës së dhunshme me shtetas kinezë

Mijëra gra dhe vajza, të rrëmbyera në Mianmar, u detyruan të martohen në Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Unioni tajlandez i grave të rrëmbyera dhe shkolla e shëndetësisë “Johns Hopkins Bloomberg” kreu kërkime për gratë e rrëmbyera të Mianmarit të cilat detyrohen në martesa të dhunshme dhe lindje të fëmijëve në Kinë.

Ata theksojnë se më shumë se 7.400 gra nga zona Yannan ishin viktima të martesës së dhunshme me shtetas kinezë. Supozohet se nga ky numër, mbi 5.000 gra të rrëmbyera kanë lindur nga martesat e detyrueshme.

Pretendohet se shkak i këtij akti është numri i madh i meshkujve, që shkon në 34 milionë më i madh se i grave në Kinë.

Udhëheqësi i kërkimeve, Courtland Robinson deklaroi se viktimat e martesës së detyruar ishin subjekt i shkeljeve të ndryshme të ligjit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit