1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ikjet e kosovarëve e kanë prodhuar një atmosferë të zymtë

Më të lexuarat

Analisti i shkencave shoqërore, Arian Xhezairi ka komentuar fenomenet shqetësuse ditët e fundit që kanë kapluar Kosovën.

 

Ai flet për largimin e të rinjëve nga vendi dhe protestat e ditëve të fundit për shkarkimin e Aleksandar Jabllanoviq.

 

Ditëve dhe javëve të fundit ka shpërthyer një vale e madhe e largimit të kosovareve drejt vendeve të BE-së. Çfarë atmosfere ka prodhuar ky largim masiv i qytetarëve të Kosovës?

 

Dukuria e largimit te kosovareve drejt vendeve të Evropës këto dy-tre muajt e fundit duhet te shihet me sy shumë kritik dhe si një dukuri jashtëzakonisht e dëmshme, negative dhe prisha qejfe për shoqërinë tonë si dhe për imazhin e shtetin tonë të ri. Sipas të dhënave dhe shifrave të plasuara nëpër mediume të ndryshme ky fenomen del te jetë tejet serioz dhe një problem me rrënje te thella. Me një matematik te thjesht gjithmonë sipas shifrave të bëra publike del që çdo nate nga Prishtina janë nisur një minimum prej 10 deri 15 autobusë, që përkthehet në njerëz se 600 persona largohen nga Kosova për çdo nate. Ky trend ka filluar tre muaj me pare, prandaj 600 * 90 = 54000. Dhe besoj qe ky është një minimum i pranueshëm dhe shumë real.

 

Atmosfera e ardhur si rrjedhoje e këtij fenomeni shoqërore është shumë e ngrysur dhe reflekton zhgënjim e dëshpërim te pashoq në pjesën tjetër të shoqërisë, me saktësisht rinisë. Gati për çdo ditë dëgjojmë te rijnë që thonë “Nuk ka asgjë këtu!”, “S’ka perspektivë në Kosovë për askënd!” dhe për këtë besoj se nuk mund te fajësohet një faktor i vetëm. Në humbjen e persktivës ndikojnë një varg aktorësh te ndryshëm, duke filluar nga politika dhe nepotizmi dhe favorizimet për punësim; cilësia e dobët edukimit universitar dhe pas universitar; konkurrenca e madhe e tregut të punës, izolimi nga mundësitë joshëse për bashkëpunime me jashtë, etj.

 

Kosova ka përqindjen më të lartë të rinisë në Evrope. Aq me tepër kur sot është e vështirë të gjendet një i ri i cili se paku nuk e ka të përfunduar një fakultet. Për të studiuar tri apo katër vite kërkohen investime kohore dhe financiare, e këto shpenzime behën me shpresën se do të kompenzohen një dite dhe padyshim se për këto kushte ekonomike është një barrë jo e vogël për një familje kosovare. Si rezultat i kësaj, një i ri lehtësisht mund ta gjejë veten para aktit të kryer dhe të vendos se më e mundshme është punësimi ilegal në një shtet te Evropës sesa në vendin e vet.

 

Brenda 10 ditëve pritet te mbahet protesta e 3 me kërkesa tashme te njohura (shkarkimi i Jabllanoviqit, shtetëzimi i Trepçës), ku mllefi qytetar është manifestuar edhe përmes dhunës. Protestat te cilat do te mbahen tash e tutje a do te jene te dhunshme dhe sa do te mund te vazhdohet spiralja e dhunës?

 

Ne njërën ane, e drejta qytetare për të mos u pajtuar me vendime të institucioneve shtetërore është plotësisht e drejtë legjitime dhe demokratike, ashtu siç janë edhe kërkesat e prezantuara nga organizatorët e këtyre protestave të fundit. Deklarata e ministrit Jabllanoviq ka zemëruar shumë njerëz ngaqë ka fyer një nga shtresat më të dëmtuara të luftës, nenat e te pagjeturve. Ndërkaq në anën tjetër, mendoj se eskalimi i protestave në dhunë është diçka e papranueshme, ngaqë dhuna si e tille është e papranueshme pa marrë parasysh se nga kush dhe ndaj kujt ushtrohet, edhe pse besoj që në rrethana si këto eskalimi deri në këtë pikë ka qenë ndoshta i pritur për faktin se është jashtëzakonisht e vështirë të kontrollohen 40 mije persona, pjesëmarrës në protestë.

 

Ketë argument besoj se e forcon akoma më shumë fakti se Oda Ekonomike e Kosovës dhe analistë të shumte ka kohë që tërheqin vërejtjen se kushtet e vështira ekonomike mund te sjellin deri në një revolte qytetare. Jabllanoviqi vetëm se i ‘hodhi zjarrit benzinë’ me deklaratën e tij, prandaj me shume brenge besoj se mundet që edhe protestat e ditëve te ardhshme sa vijnë e të përkeqësohen nga ky akumulim zhgënjimi ndaj institucioneve, humbjen e besimit tek udhëheqësit politik qofshin ata lokal apo qëndror.

 

Definitivisht një eskalim i tille i mundshëm nuk i konvenon Kosovës në asnjë aspekt. Dëmtimet e objekteve publike buxhetin e vogël vetëm se e zvogëlojnë akoma me shumë. Kosova ka përvojën e hidhur te trazirave te marsit 2004. Ka shume qe mund ta konsiderojnë banale një paralele mes ngjarjeve te ditëve te fundit dhe asaj qe ndodhi ne mars te 2004-tes, por mendoj ekziston një ngjashmëria kryesore mes këtyre dhe ajo është dëshpërimi i thellë shoqërore dhe shuarja e të gjitha pritshmërive. Kërkesat e dorëzuar ndaj kryeministrit Mustafa besoj që e kanë vënë atë në një pozicion shumë sfidues. Vendimi qe do ta merr z. Mustafa do të mund të rrezikon zbehje raportesh me faktorin ndërkombëtar./ Portalb

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit