-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mesazhet e Khashoggit në WhatsApp mund të ofrojnë të dhëna për vrasjen e tij

Më të lexuarat

Mbi 400 mesazhe private në WhatsApp të dërguara nga Jamal Khashoggi shokut të tij të Arabisë Saudite mund të ofrojnë të dhëna të freskta mbi gazetarin e vrarë.

Në bisedën e tij me aktivistin me bazë në Kanadë, Omar Abdulaziz – i qasur nga CNN – Khashoggi përshkruan Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman (gjithashtu i njohur si MBS) si një “kafshë” i cili do të “përpijë të gjithë në rrugën e tij, madje edhe përkrahësit e tij “.

“Arrestimet janë të pajustifikuara dhe nuk i shërbejnë atij [logjika thotë], por tirania nuk ka logjikë, ai e do forcën, shtypjen dhe nevojën për t’i treguar ato. Ai është si një kafshë që sa më shumë viktima që ha, kërkon edhe më shumë. Nuk do të jem i befasuar se tirania e tij do të arrijë edhe tek ata që e përkrahin atë. Zoti e di”, shkruante Khashoggi sipas CNN, përcjell Klan Kosova.

Mesazhet e përbashkëta nga Abdulaziz me CNN përfshijnë regjistrime zanore, foto dhe video. Biseda zbulon se të dy ishin duke planifikuar një “lëvizje të të rinjve online”, njoftoi CNN.

Abdulaziz beson se mesazhet mes tij dhe Khashoggi u kapën nga autoritetet saudite në gusht, dy muaj përpara se Khashoggi të vritej nga zyrtarë sauditë brenda konsullatës së tyre në Stamboll.

Abdulaziz i tha CNN-së se ka në plan të bashkohet me një padi kundër një kompanie izraelite që thuhet se shpiku softuerin për të sulmuar telefonin e tij.

Ai i tha CNN se sulmi i telefonit “luajti një rol të madh në atë që ndodhi me Jamalin”.

“Faji po më vret,” tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit