Në rrjetet sociale dje u përhap një video amoatore ku shihet se si një nxënës britanik abuzon me djaloshin sirian duke e lagur me ujin nga toka dhe duke e kërcënuar me mbytje
Pas publikimit të video-xhirimit shqetësues në rrjetet sociale, prokuroria britanike ka ngritur hetime kundër një 16-vjeçari i cili e rrahu dhe e abuzoi një refugjat 15-vjeçar nga Siria, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rrjetet sociale dje u përhap një video amatore ku shihet se si një nxënës britanik abuzon me djaloshin sirian duke e lagur me ujin nga toka dhe duke e kërcënuar me mbytje.
Incidenti ndodhi më 25 nëntor në oborrin e shkollës në Huddersfield, ndërsa u filmua nga nxënësi i tretë.
Policia britanike njoftoi se sulmuesi 16-vjeçar është kapur dhe kundër tij kanë nisur hetimet për sulmin e kryer nga urrejtja.
Deklarata thekson se familja siriane është vënë nën mbrojtjen e policisë, pasi që djaloshi edhe më parë kishte qenë në shënjestër të sulmeve të ngjashme, për çka janë ngritur hetime dhe kundër tre bashkëmoshatarëve të tij britanikë.
Po ashtu në video shihet se siriani mban gjips në dorë për shkak të lëndimeve që kishte pësuar në sulmet e mëparshme.
Drejtoria e shkollës ka njoftuar se incidenti është i përmasave shqetësuese dhe se nevojitet të bëhet çmos që të mos përsëriten rastet e tilla.
Djaloshi sirian pas sulmit u ngrit me qetësi dhe u largua nga sulmuesi, ndërsa pas një fushate humanitare banorët e Huddersfield për familjen e tij grumbulluan afër 50 mijë paund.