2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

BE: Kundërshtojmë ashpër politikat izraelite të kolonizimit

Më të lexuarat

“BE kundërshton fuqimisht kolonitë izraelite që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”

Bashkimi Evropian (BE) ka reaguar ashpër kundër politikës izraelite të kolonizimit, në lidhje me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë të Izraelit për zhvendosjen e 700 palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Komisioneres për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, bëri të ditur se javën e kaluar janë shembur 20 dyqane palestineze në kampin refugjatëve Suafat, ndërsa është paralajmëruar se me një vendim përfundimtar të gjykatës për lagjen Silvan do të zhvendosen të paktën 700 palestinezë.

“BE kundërshton fuqimisht kolonitë izraelite që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, theksohet nga BE-ja.

Në deklaratë i bëhet thirrje Izraelit që të rishqyrtojë politikën e tij të kolonizimit që përfshinë zhvendosje dhe shkatërrim të objekteve, ndërsa nënvizohet se sidomos veprimtaria në Kuds vë në rrezik një zgjidhje me ”dy shtete”.

Gjykata e Lartë në Izrael, konfirmoi vendimin për braktisje të 70 shtëpive në lagjen Silvan, në Kudsin Lindor të pushtuar.

Në ato shtëpi jetojnë rreth 700 palestinezë, ndërsa Izraeli pretendon se shtëpitë janë ndërtuar mbi tokën në pronësi të hebrenjve Jemenas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit