3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Orban: Evropa ka nevojë për Turqinë, do të jetë një ndër 10 ekonomitë më të mëdha të botës

Më të lexuarat

Evropa ka nevojë për Turqinë, një vend që do të bëhet një ndër 10 ekonomitë më të mëdha të botës në një të ardhme të afërt, deklaroi të enjten Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban…

Evropa ka nevojë për Turqinë, një vend që do të bëhet një ndër 10 ekonomitë më të mëdha të botës në një të ardhme të afërt, deklaroi të enjten Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Ai vizitoi Tyrben e Baba Gylit, restauruar falë nismës së presidentit të Bordit Ekzekutiv të “Polat Holding” dhe të Këshillit të Biznesit Turqi-Hungari, Adnan Polat, i cili po realizon një vizitë pune në Budapest.

Pas një takimi me sipërmarrësin Adnan Polat dhe gazetarët turq që e shoqëronin, shefi i qeverisë hungareze iu përgjigj edhe interesit të medias vendase.

“Populli hungarez dhe ai turk kanë mendime e ndjenja pozitive për njëri-tjetrin. Ne kemi një miqësi shumë speciale me Turqinë. Kur pyesni njerëzit këtu në lidhje me turqit, ju merrni përgjigje mjaft pozitive. Gjithashtu kur shkoj në Turqi, unë shoh një respekt shumë të madh të turqve karshi meje, vendit tim dhe qytetarëve të mi. Baza jonë politike është vendosur mbi miqësinë e të dyja palëve”, u shpreh Orban.

Sipas tij, Hungaria e pranon Turqinë si një vend shumë të rëndësishëm.

“Ajo është një prej ekonomive më të rëndësishme të botës dhe ka po ashtu një strukturë shumë të fuqishme. Presidenti Recep Tayyip Erdogan thotë se Turqia do të bëhet një ndër 10 ekonomitë më të mëdha të botës gjatë viteve në vijim dhe unë jam i bindur për këtë. Ne duhet të bashkëpunojmë sa më shumë të jetë e mundur me Turqinë për të mirën dhe interesat e Evropës”, shtoi kryeministri hungarez.

Duke potencuar gjithashtu se ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian duhet të ketë bashkëpunim strategjik në fushën e sigurisë dhe ekonomisë, Viktor Orban tha se Evropa ka nevojë për Turqinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit