-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Gruevski: Unë tani jam në Budapest dhe kërkova azil politik nga autoritetet hungareze

Më të lexuarat

“Gjatë ditëve të fundit mora shumë kërcënime mbi jetën time. Unë tani jam në Budapest dhe kërkova azil politik nga autoritetet hungareze”, shkruan në profilin zyrtar të ish-kryeministrit Gruevski

 

 Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili para do kohe u dënua me dy vjet burg e që duhej të vuante dënimin në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ndodhet në Budapest dhe ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gjatë disa ditëve të fundit mora shumë kërcënime mbi jetën time. Unë tani jam në Budapest dhe kërkova azil politik nga autoritetet hungareze. Çdo herë do të mbetem besnik i kauzës së Maqedonisë. Asnjëherë nuk do të heq dorë”, shkruan në profilin e tij zyrtar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Policia që nga mbrëmë nuk mund ta loconte Gruevskin për ta dërguar në vuajtje të dënimit me burg prej dy vjet për rastin “Tanku” lidhur me furnizimin e automjetit luksoz “Mercedes” në vlerë prej 570 mijë euro.

Në këtë rast Gjykata e dënoi edhe ish-ndihmës ministrin e Punëve të Brendshme Gjoko Popovski me 6.5 vite burg si dhe ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska me 6 vite burg.

Prokuroria Speciale Publike (PSP) kundër ish-kryeministrit Gruevski ka ngritur gjithsej 4 aktpadi për raste që dalin nga materialet e përgjuara.

Kujtojmë se dje ndaj Gruevskit ishte shpallur fletëarrest kombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit