Prifti maltez ka ngritur kritika të mëdha pas një video e cila po qarkullon gjithandej, ku paraqet priftin me makinën Porsche e cila lëviz me ndihmën e 50 fëmijeve duke e tërhequr me litar rreth famullisë.
Mirëpo prifti nuk ndihet keq për këtë gjë.
“Më vjen keq, por për mua kjo thjesht nuk është një problem dhe disa komente që bëhen janë thjesht jo të drejta,” tha ai për gazetën malteze Times, kur u kontaktua të martën në mëngjes.
Poashtu nuk pati komente zyrtare nga Kisha e Maltës.