0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shefqet Krasniqi tregon nëse do të rikthehet imam në Xhaminë e Madhe

Më të lexuarat

Sot ka nisur një peticion që kërkon rikthimin e Shefqet Krasniqit si imam në Xhaminë e Madhe, ku ishte shkarkuar për shkak të akuzave nga prokuroria.

Më vonë, Shefqet Krasniqi ishte liruar nga të gjitha akuzat që i ishin ngritur.

Peticioni online i inicuar nga Arian Xhezairi për pak orë ka arrritur afër 2.500 nënshkrime dhe ky numër po shkon duke u rritur.

Ballkani.info ka kontaktuar me Bashkësinë Islame të Kosovës(BIK), e cila tha se Krasniqi është profesor në Fakultetin e Studimeve Islame(FSI) dhe nuk mendojmë të bëjnë ndryshime.

“Nuk biem pre e asnjë presioni”, tha ndër tjerash zyrtari i BIK-ut.

Ballkani.info ka kontaktuar më pas me Shefqet Krasniqin i cili tha se do të pranonte të rikthehet në detyrën e tij prej të cilës ishte shkarkuar.

“Po sigurisht që pranoj të kthehem”, tha Krasniqi.

Më tutje, ai komentoi peticionin e nisur për rikthimin e tij si imam në Xhaminë e Madhe.

“Unë kam vëllezër dhe motra nga trojet shqiptare e deri tek Zelanda e Re, të cilët më respektojnë”, përfundoi Shefqet Krasniqi.

Shefqet Krasniqi ishte pjesë e shumë debateve publike në Kosovë. Ai ishte admiruar, por edhe kritikuar për qasjen e tij në interpretimin e Fesë Islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit