Rajsuni, i cili ishte zëvendës i kryetarit të deritanishëm Jusuf al-Kardavi, u zgjodh në asamblenë e përgjithshme të unionit që filloi më 3 nëntor në Stamboll
Dijetari maroken Ahmed al-Rajsuni është zgjedhur kyetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Rajsuni u zgjodh në asamblenë e përgjithshme të unionit që filloi më 3 nëntor në Stamboll.
Rajsuni ishte zëvendës i kryetarit të deritanishëm, Jusuf al-Kardavi.
Kardavi, i cili ushtroi këtë detyrë nga viti 2004, në fjalimin e tij të shtunën njoftoi se nuk do të rikandidojë për kryetar.