Të paktën dymbëdhjetë persona janë plagosur në një bar në Thousand Oaks, në Kaliforni, ku një person hapi zjarr.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i sherifit të kontesë së Venturën, megjithatë sipas mediave amerikane bilanci mund të jetë më i madh, pasi janë dëgjuar shumë të shtëna.
Mes të plagosurve është edhe zëvendëssherifi i kontesë.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ekzekutuar autorin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, lokali ku ka ndodhur ngjarja frekuentohet kryesisht nga studentë (18-21 vjeç) të një kolegji pranë tij.
Dyshohet se para se të qëllonte mbi klientët e lokalit, autori ka lëshuar një lëndë lotsjellëse.
Dëshmitarët në vendngjarje u thanë mediave se ai mbante një maskë dhe një kapelë besjbolli në kokë dhe dukej i stërvitur në mbushjen e armës.
Ky vrasës akoma nga asnjë medium botëror dhe lokal nuk është shpallur terrorist, pasi ai nuk është mysliman. Tash kur të bëjnë analizën do të del se do të jetë i sëmurë psikik dhe nuk ka lidhje me terrorizmin. Ndërsa po të ishte mysliman, hataja e madhe do bëhej në rrjetet sociale dhe media duke dënuar ashpër myslimanët. Standarte të dyfishta që po vërehen shumë qartë.