4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

1200% rritet numri i virusëve malinj tek Android

Më të lexuarat

Virusët malinj kanë pasur një rritje marramendëse gjatë tre muajve të parë të këtij viti për telefonat celularë, ndërsa numri i malinjëve për telefonat celularë dhe tabletët Android është 1200% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në raportin më të ri që publikoi McAfee (raporti mund të shikohet këtu :  http://www.mcafee.com/us/resources/reports/rp-quarterly-threat-q1-2012.pdf),  thuhet se vetëm gjatë tre muajve të parë janë zbuluar 8000 malinjë të ri të shkruar për sistemin operativ të Android-it.

Në kompaninë McAfee, këtë fakt e shpjegojnë me arsyen e popullaritetit që ka sistemi operativ i Google-s dhe numrin e shitur të pajisjeve, duke bërë që Android të jetë një shenjestër tërheqëse për sulmuesit.

Mangësia që ekziston në kontrollin e aplikacioneve si dhe mundësia e shitjes së aplikacioneve në tregjet jozyrtare tregon se trendi i sulmeve në pajisjet Android do të vazhdojë të rritet. Mirëpo rritja e numrit të malinjëve nuk është specifik vetëm për sistemin operativ të Android, por edhe për platformat tjera.

McAfee pohon se gjatë tre muajve të parë ka mbledhur më shumë se 83 milionë kampione (mostra) të malinjëve, që është dukshëm më shumë se viti i kaluar, kur ky numër ishte 75 milionë kampione. Edhe pse Windows mbetet objektivi i kriminelëve kibernetik, as përdoruesit e Mac-ut nuk mund të jenë shumë të lumtur. Kompania McAfee ka zbuluar 250 malinjë të ri për Mac dhe rreth 150 programe antivirus mashtrues gjatë këtyre tre muajve.

Në McAfee parashikojnë se do të ketë një rritje të numrit të malinjëve për Mac, por edhe rregullim të malinjëve famëkeq për platformën Windows, siç është edhe trojani Zeus. Edhe mjedisi i sistemit operativ të Apple Mac OS X, po sulmohet në mënyrë të vazhdueshme nga më shumë malinjë, kështu që mund të mbërrijë deri në 100 milionë kampione deri në fund të vitit 2012.

Sipas të dhënave nga ky raport, numri më i madh i sulmeve vjen nga SHBA-të (duke rrëzuar tabu-në se Kina është burimi i kriminelëve kibernetikë) për shkak se në këtë vend gjenden shumica e përdoruesve të internetit. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit