1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Facebook ka dështuar të ndal gjuhën e urrejtjes në Myanmar thotë raporti i të drejtave të njeriut

Më të lexuarat

Sipas një raporti për të drejtat e njeriut Facebooki me prezencën e tij në Myanmar ka treguar se nuk është bërë mjaftueshëm për të parandaluar rrjetin social që të përdoret për të nxitur dhunën.

“Raporti arrin në përfundim se këtë vit, ne nuk bëmë mjaftueshëm për të parandaluar platformën tonë që mos të përdoret për të shkaktuar përçarje dhe dhunë” ka thënë Alex Warofka, një menaxher i politikave të Facebook.

“Ne pajtohemi se mund të kishim bërë edhe më shumë”

Aktivistët dhe grupi i drejtave të njeriut thonë se Facebook ka lejuar njerëzit të përdorin platformën e tyre për nxitur urrejtje dhe dhunë, kryesisht kundër grupeve minoritare sikur që janë Rohingyat.

Në gusht, Facebook ka qenë shumë i avashtë për fshirë gjuhën e urrejtjes Anti-Rogingyas dhe për të bllokuar me qindra përdoruese të kësaj faqe.

Ky raport thotë që Facebook duhet të ndihmojë zgjedhjet e 2020 që do të mbahen në Myanmar duke hapur sytë ndaj dezinformatave.

Facebook ka thënë se ka 99 specialist të gjuhës nga Myanmari për të rishikuar përmbajtjen e diskutueshme. Ato vetëm në tre çerekun e vitit kanë vërejtur 64,000 materiale që kanë prekur politikat e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës. 63% e tyre ishin detektuar nga programet softuerike.
Facebook ka mbi 20 milion përdoruese në Myanmar thuhet sipas raportit. Mbi 700,000 musliman Rogingyas kanë lënë shtëpitë e tyre pas një përndjekje që u bënte pushteti në Myanmar, ku kishte vrasje të masive./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit