Hacer Ugurlu, në ngjarjen që ndodhi javën e kaluar në qytetin Këln, pësoi lëndime serioze në fytyrë nga sulmi i një personi të panjohur në tramvaj deri sa ishte duke shkuar në vendin e punës.
Një grua turke sulmohet në tramvaj në Gjermani.
Hacer Ugurlu, në ngjarjen që ndodhi javën e kaluar në qytetin Këln, pësoi lëndime serioze në fytyrë nga sulmi i një personi të panjohur në tramvaj deri sa ishte duke shkuar në vendin e punës.
Konsulli turk në Këln, Ceyhun Erciyes e vizitoi Hacer Ugurlu në spitalin “Eduardus” ku ajo është shtrirë për kurim.
Erciyes në spital u informua në lidhje me sulmin dhe i uroi shërim të shpejt Hacer Ugurlu.
Konsulli Erciyes dënoi ashpër sulmin që ndodhi ndaj Hacer Ugurlu, ndërsa shtoi se kanë kërkuar informacione nga policia në lidhje me ngjarjen si dhe arrestimin sa më të shpejtë dhe ndëshkimin e sulmuesit.
Në deklaratën e saj të bërë për gazetarët, Hace Ugurlu, e cila është duke u kuruar në spital, bëri të ditur se ishte sulmuar nga një person i panjohur pa asnjë arsye, ndërsa kërkoi që personi në fjalë, i cili u arratis nga vendi i ngjarjes, të arrestohet sa më shpejtë.
“Pasdite hipa në tramvaj për të shkuar në vendin e punës dhe kishte turmë. Personi që ishte ulur pranë meje më shikoi në sy dhe fillojë të shajë. U ngrita në këmbë pasi u afrova tek stacioni ku do të zbrisja. Pastaj personi më goditi në fytyrë dhe kokë. Askush prej të pranishmëve nuk ndërhyri në këtë ngjarje. Jeta jonë është e rrezikuar këtu”, bëri të ditur Ugurlu.
Ajo vuri në dukje se pasi tramvaji u ndalë sulmuesi doli dhe u largua me hapa të qetë, nga vendi i ngjarjes.
Ajo shtoi se në të gjitha mjetet e transportit publik ndodhen sistemet e kamerave nëpërmjet të cilave ngasësi mund të vështrojë drejtpërdrejt se çfarë po ndodhë brenda në mjet dhe se këto pamje regjistrohen.
Ugurlu tha se ka ndjenjë se po bëhen përpjekje që rasti të mbyllet, por se ajo është e vendosur që këtë rast ta çojë deri në fund.