Në përvjetorin e katërt të kryengritjes së 2011 në Egjipt, i cili përmbysi udhëheqësin Hosni Mubarak, qytetarët egjiptianë organizuan sërish protesta.
Zyrtarët vendas kanë bërë të ditur se protesta në Kajro degjeneroi në dhunë dhe përleshje me forcat e sigurisë, ku për pasojë të paktën 10 persona janë vrarë, mes tyre edhe një polic, ndërsa me dhjetëra protestues të tjera kanë mbetur të plagosur.
Ditët e fundit masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm në qytetet kryesore, ndërsa në Kajro ditën e sotme pikat kyçe të qytetit ishin të bllokuara nga forcat e rendit.
Edhe një vit më parë pati protesta të dhunshme, ku me dhjetëra persona mbetën të vdekur. Të shtunën një aktiviste u qëllua për vdekje gjatë marshimit nga Partia Socialiste Popullore në Kajro. Drejtues të kësaj partie akuzuan policinë për vrasjen e Shaimaa El-Sabagh.
Revolta kundër Mubarak nisi në 25 janar 2011, duke u shoqëruar nga 4 vite të trazuara. Mubarak u zëvendësua nga Mohamed Morsi, gjithashtu i rrëzuar me protesta. Me qindra persona mbetën të vrarë në protestat pro-Morsit në 2013, ndërsa me mijëra të tjerë janë në burg. /tch/kohaislame