-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Greqia sot voton, zgjedhjet më të rëndësishme pas 1974

Më të lexuarat

Rreth 10 milionë përsona me të drejtë vote do t’i drejtohen sot kutive të votimit në Greqi për të zgjedhur se kush do të qeverisë vendin. Këto zgjedhja janë vlerësuar si zgjedhjet më të rëndësishme në historinë grekë të postdiktatueës së vitit 1974.

Rreth 20 mijë qendra votimi u hapën në orën 7:00 me orën greke dhe pritet që të mbyllen rreth orës 19:00 të mbrëmjes.

Sondazhet e fundit i japin partisë të majtë radikale fitoren me 6.7 % kundrejt konservatorëve me 33.4% të votave. Por nuk mbetet e paqartë nëse Syriza do të mund të sigurojë 151 nga 300 vende në Parlamentin grek.

Partitë e tjera të cilat garojnë dhe pretendojnë fitoren në këto zgjedhje janë edhe Partia e re Lumi, socialistët e PASOK dhe komunistët grekë.

Jorogs Papandreu në një intervistë telefonike për Ora News tha se për Syrizan është e hapur dera e koalicionit, por jo për Samaras.

Kreu i Syrizas Aleksis Cipras ka ritheksuar se radikalët e majtë do të sjellin dinjitetin e Greqisë.

Fushata e Syriza-s, e mbyllur të enjten, me një tubim gjigant, bazohet e gjitha te kundërshtimi i këtyre masave, mundësisht ndërprerja totale e tyre, ndalimi i privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore dhe rishikimi i borxhit publik.

Nga ana tjetër, Samaras, i këshilloi votuesit që t’i qendrojnë planit dhe rrugës që ka ndërmarrë qeveria e tij, e cila ka arritur të nxjerrë vendin nga reçesioni ekonomik pas gjashtë vitesh. /bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit