Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të udhëtojë për në Arabinë Saudite më 27 janar, ku do të takojë monarkun e ri, Mbretin Salman.
Për të bërë vizitën, Obama do të ndërpresë për një ditë udhëtimin në Indi, i cili fillimisht ka qenë i paraparë për tre ditë.
Njoftimi vjen derisa personalitete dhe udhëheqës nga e gjithë bota janë duke arritur në Arabinë Saudite për të shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretit Abdullah.
Ky i fundit ka vdekur të premten në moshën 90-vjeçare.
Mbreti Salman, 79 vjeç, pasi ka marrë fronin, ka bërë thirrje për unitet./ind/kohaislame