Disa këshilla të rëndësishme të Xhakson Braun drejtuar birit të tij:
- Distancohu nga pirja e duhanit.
- Tregohu i kujdesshëm në përzgjedhjen e bashkëshortes tënde, sepse ajo është përgjegjëse ndaj 90% të lumturisë dhe pikëllimit tënd.
- Mos blij gjëra të lira.
- Mos e humb kohën tënde duke i’u kthyer përgjigje atyre që të kritikojnë.
- Mos ki besim tek çdo politikan.
- Mos e lë punën tënde përpara se të sigurosh një tjetër.
- Kur e merr makinën e shokut për një hall, pasi t’ia kthesh, mbushe sarbatorin e saj me naftë apo benzinë.
- Mos e lër telefonin tënd të të ndërpresë momentet e bukura të jetës tënde.
- Mos i’a paguaj askujt hakun e punës përpara sesa ai ta kryej atë.
- Mos i diskuto çështjet e tua materiale me atë person që posedon pasuri më shumë ose më pak se ty.
- Mos pyet bashkëbiseduesin tënd rreth vlerës së rrogës mujore.
- Kur të gjesh një vend pune të përshtatshëm për ambicjet dhe ëndërrat e tua, pranoje atë, sido që të jetë rroga.
- Mos i beso memories tënde! Çdo gjë shënoje në letër.
- Qortimi dhe ndëshkimi i fëmijëve të tu të jetë në bazë të madhësisë së gabimit të tyre.
- Mos i jep para borxh askujt, vetëm se dikujt që ti i beson se ai do të t’i kthejë ato pa i’a kërkuar që të t’i kthejë.
- Të gjithë e duan lavdërimin, prandaj, mos ia kurse atë askujt.
- Ki parasysh se çmimi i përshtatshëm nuk është ai që është shkruar mbi mall, por ai që është i përshtatshëm për buxhetin tënd.
- Mos u trego neglizhent ndaj çdo sjellje e fëmijëve të tu, sepse ata janë nën përgjegjësinë tënde.
- Përhape dijen tënde dhe të të tjerëve rreth teje, sepse kjo është rruga e vetme e përjetësisë.
- Mos i nxirr të dhënat e tua personale, financiare, vetëm nëse kjo gjë është e domosdoshme.
- Kur të dëgjosh lëvdata për shokun tënd, njoftoje atë për to.
- Mos e vono gjumin, nëse je i kujdesshëm ndaj ditës tënde.
- Që ta vësh në pozitë dikë që të ka bërë keq, sillu mirë me fëmijët e tij.
- Martohu me atë person që është në nivelin tënd ekonomik dhe shoqëror.
- Nëse merr diçka prej dikujt, më shumë se dy herë, blije atë.
- Çdo ditë, bëj ecje nga gjysmë orë në ditë.
- Ler gjurmë të mira kudo që të jesh.
- Sillu natyrshëm larg fallcitetit.
- Mos u largo nga dhoma kur dikush më i madh se ty hynë në dhomë.
- Advertisement -