27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Me para të Greqisë paskan luftuar kundër “Mjekrrave të Maçedonisë”

Më të lexuarat

Me para të Greqisë paskan luftuar kundër “Mjekrrave të Maçedonisë”

Se ka shumë të vërteta, por edhe shumë pista per investigim, për paratë e qeveirsë greke me të cilat janë financuar “sponsorizuar”, politikanë, gazetarë, analistë dhe media shqiptare nga Tirana, por edhe nga Prishtina (ketu nuk ngelin mbrapa as mediat shqipe në Shkup, por edhe analistë e kolumnistë), nuk ka asnje dilemë. Këtë e bazojë pikërisht tek paraqitja tendencioze antishqiptare, e ca analistëve shqiptarë, moderatorëve…, si për shembull, si mund të komentohet paraqitja, vjellja e Mustafa Nanos, i cili disa herë me radhë “kosovarët i ka quajtur serbë”! Por, fatkeqësia, nuk mbaron këtu. Fatkeqësisht, shtrihet edhe në Prishtinë me disa gazetarë, si tipi i kësaj Xharrës (dhe disa të tjerëve me bollëk në Prishtinë, të cilët për tu dukur të moderuar, shkojnë për një sanduic në Velika Pllana, Serbi), e cila “lufton” ‘mjekrrat e Maçedonisë”, ndërkohë që “mjekrrat e Prishtinës” që i ka para hunde, nuk i sheh dhe as që e merr guximin të flasë për ta. Madje-madje, edhe problemet familjare dhe pasojat nga të njëjtat, përpiqet t’i mubolojë me akuzat ndaj “mjekrrave”…
Pa e zgjatë shumë, të tilla media që funksionojnë me anë të lekëve nga jashtë e brenda, ke edhe në Maqedoni, nëse doni t’i dini, shikoni vetem se cilat mediat shqipe janë gjithmonë me pushtetet (qeveritë) dhë cilët “analistë” e ish-politikanë, rrotullohen ne mediat shqipe, herë si ekspertë, herë si analistë dhe ne fund del se ata janë gjithollogë, që paguhen nga dikush, për t’ua shpërlarë shqiptarëve trurin. Nuk jam i prirur të mos besoj se në mesin e emrave, ka edhe njerëz “të pafajshëm”, por, ama ata të fajshmit, duken nga aeroplani, sepse deklaratat e tyre për përcarje dhe nxijnë e imazhin e shqiptarëve. Pra keto janë evidente. Jane fakte që s’mund t’i mohojë askush.
Duke pasur parasysh se financimi I tyre është bërë nga fonde sekrete dhe nga një shtet që zhvillon politika të qarta kundër Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë ( mos të themi armiqësore), atëherë, skandali me fondet greke nuk duhet mbetur vetëm informacion apo temë mediatike, por duhet të kalojë edhe në prokurori dhe në gjyqësor.
Pa një epilog të qartë kundër atyre që janë vendosur në shërbim të një shteti që ka konteste me Shqipërinë e Maqedoninë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës (de facto ka probleme me tre shtetet shqiptare në Ballkan), financimi i tyre mund të vazhdojë edhe në të ardhmen pa asnjë pengesë.

Fejzi Hajdari

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit