Në intervistën e të premtes mbrëma te Zonë e Lirë, kryeminsitri Rama, duke komentuar rreth vendimin për ndalimin e lojrave të fatit në Shqipëri, në një moment iu referuar ndalesës së kumtuar në Kur’an të këtij vesi.
Shefi i qeverisë, shfaqi paqartësi në artikulimin qartë të asaj çfarë kishte lexuar në Librin e Shenjtë, rreth kësaj ndalese, por tha me bindje se aty e kish hasur faktin e ndalimin të bixhozit. Ndaj tij pati një ndërhyrje nga moderatori, më tepër si lojë fjalësh, kur tha se pse po thoshte Kur’an e jo Zoti, pasi në mendimin islam është e njëjta gjë: Kurani konsiderohet fjala e Zotit.
Por në këtë rast ja vlen të veçhet fakti që një përfaqsues i elitës së pushteteve, në Shqipëri, Kosova apo Maqedoni, i përfshin lehtësisht referencat hyjnore në ligjërimin e tij politik, ndonëse si edukim i përket atij brezi që u rrit dhe u edukua pa fe: vitet ’70 –‘80. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/LigjeruesiIslam/videos/861351514074277/