Policia e Kosovës më nuk mund të konfiskojë patentë-shofereve me rastin e kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor.
Kjo pasi Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka shfuqizuar vendimin nr:108, të datës 19.05.2014, lidhur me konfiskimin e patentë-shoferëve, me rastin e kundërvajtës në komunikacionin rrugor.
Në një komunikatë nga kjo ministri, thuhet se do të angazhohen aktivisht dhe sistematikisht gjatë rishqyrtimit të Ligjit për komunikacionin rrugor dhe do të propozojë masa dhe norma që parandalojnë aksidentet dhe kundërvajtjet në komunikacion rrugor.
Po ashtu do të propozojnë masa ligjore që do të obligojnë kundërvajtësit në komunikacion rrugor që obligimet e tyre t’i kryejnë në afat optimal./mesazhi