5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Ministri Çavuşoğlu takon kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë

Më të lexuarat

Ministri Çavuşoğlu është shprehur se Shqipëria është një vend tepër i rëndësishëm, mik, partner dhe aleat i Turqisë

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ku kryediplomati turk ka theksuar se po realizon këtë vizitë zyrtare për të intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve, raporton Anadolu Agemcy (AA).

Ministri Çavuşoğlu është shprehur se Shqipëria është një vend tepër i rëndësishëm, mik, partner dhe aleat i Turqisë.

“Ministri vlerësoi solidaritetin e Shqipërisë ndaj zhvillimeve ekonomike e financiare në Turqi. Çavuşoğlu theksoi se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Turqisë për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020 dhe Turqia punon gjithashtu për rritjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Interpol dhe institucione të tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjithashtu theksohet se ministri Çavuşoğlu vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe shprehu pritshmëritë ndaj Shqipërisë për qëndrimin ndaj organizatës terroriste FETO.

Më tej thuhet se Ruçi në lidhje me organizatën terroriste FETO nënvizoi se Shqipëria e mirëkupton këtë shqetësim të Turqisë dhe organet ligjzbatuese në Shqipëri e kanë në qendër të vëmendjes, duke bashkëpunuar edhe me organet homologe turke. “Shqipëria qëndroi që në çastet e para të tentativës për grusht shteti, në mbështetje të shtetit dhe Qeverisë së Turqisë kundër çdo forme dhune e tentative për prishjen e rendit demokratik. Mbetemi të hapur dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë përmes institucioneve përkatëse të të dy vendeve për shqetësime serioze të natyrës së sigurisë”, është shprehur Ruçi gjatë takimit.

Ruçi theksoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë janë strategjike, për shkak të lidhjeve historike, bashkëpunimit intensiv politik, partneritetit të ngushtë në NATO, shkëmbimeve të përgjithshme dinamike si edhe pozitës së dy vendeve në rajon.

Theksohet se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu nënvizuan se forcimi i diplomacisë parlamentare është një instrument i fuqishëm për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë.

“Vëllimi i tregtisë është rreth 460 milionë dollarë. Është në fuqi Marrëveshja Bilaterale e Tregtisë së Lirë, prej vitit 2008. Investimet turke arrijnë në rreth 2.7 miliard dollarë amerikanë, ndërsa më shumë se 10 mijë shqiptarë janë të punësuar nga kompanitë turke në vend. Linja e parë ajrore Air Albania është shembull i bashkëpunimit efektiv shqiptaro-turk. Shqipëria është në pritje të zbatimit sa më të shpejtë të bashkëpunimit me Turkish Airlines dhe mbështetjes për Aeroportin Civil të Vlorës, të lançuar nga Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdoğan”, nënvizoi Ruçi, sipas njoftimit nga Kuvendi i Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit