-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dy tërmete të fuqishme tronditin kosovën

Më të lexuarat

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Kosovën pak orë pas mesnate. Sipas informacioneve nga Instituti Sizmologjik Ndërkombëtar, tërmeti i parë është ndjerë në orën 02:30, me epiqendër në fshatin Sudenicë, tetë kilometra larg Istogut. 

Për shkak të thellësisë së vatrës së tij, tërmeti është ndier dukshëm nga banorët, madje edhe në vendet fqinje të Kosovës.

Tërmeti është ndjerë në Gjakovë, Skënderaj, Pejë, Mitrovicë dhe mbarë rrafshin e Dukagjinit, si dhe pjesë tjera të vendit.

Tjetri tërmet Kosovën e goditi vetëm pak minuta (2:47) më pas, por i një magnitude prej 2.6 shkallë të rihterit.

Ende nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz, ndërkaq priten edhe vlerësimet e para nga Instituti Sizmologjik i Kosovës. /albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit