Adri Nureallari, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një foto personale në profilin e tij në Facebook, ku shihet i veshur me një triko në të cilën ka një mbishkrim, siç duket të bërë gjatë një seance stërvitore.
Siç edhe shihet në foto, në mbishkrimin në fjalë shkruan “I’m muslim, don’panic”, që në shqip i bie “Jam mysliman, mos bëni panik”. Vërejtja në detale të mbishkrimeve në trikot e njerëzve dhe bërja bujë e saj nëse përmbajtja ka të bëjë me identifikimin e Islamit, tregon për nivelin e gazetarisë dhe shoqërisë sonë.
Madje në rastin konkret përmbajtja e mesazhit në bluzën e Adrit, përfundonte me “don’t panic”, pra mos e bëj panik gjë që mediat bëjnë të kundërten.