Nëse e projektoni veten tuaj në një rol udhëheqës, tani apo në të ardhmen, apo e gjeni veten duke menaxhuar njerëz, tek një lidership i jashtëzakonshëm shfaqen disa shenja të padiskutueshme.
Shumë nga këto karakteristika të udhëheqësit, të cilat përcaktojnë progresin dhe fitimet e kompanisë nuk mësohen saktësisht në shkollat e biznesit dhe nuk janë të modeluara nëpër kompanitë.
Nëse mendoni se karizma, “prani ekzekutive” apo autoritet është rruga e duhur, nuk po flasim për këtë.
Ja 6 tipare të liderit të vërtëtë:
Lidër që nuk druhet ta ketë gabim
Liderët mbresëlënës, nuk janë ata që mendojnë se kanë gjithnjë të drejtë, por kur nuk druhen ta kenë gabim. Ndryshe nga shefat e vetëbindur, që e theksojnë pozicionin e tyre dhe shpërfillin mendimin ndryshe, udhëhëqesi që nuk harrohet, tërhiqet me mirësi kur rezulton se e ka gabim.
Për ta, është më e rëndësishme të gjesh se çfarë është e drejtë, se të jesh i drejtë.
Lider që dëgjojnë më shumë se ç’flasin
Doni të dëgjoni një lider të pasigurt në punë? E lehtë, dëgjoni brengat e tij, maskë për pasiguritë e tij. Udhëheqësit e sigurt e dinë çfarë mendojnë. Ata duan të dinë çfarë mendoni ju. Ata bëjnë pyetje të tilla: si është bërë diçka, çfarë ju pëlqen rreth asaj, çfarë do të donit për të qenë më mirë, më produktivë. Sigurisht ata mund të dinë plot gjëra, por kërkojnë të dinë më shumë nga skuadra e tyre duke dëgjuar idetë, sugjerimet dhe perspektivat e tyre mbi gjërat.
Udhëheqës që përçojnë vëmendje tek të tjerët
Dëshironi rrugën e shpejtë për udhëheqje të paharruar? Ndaloni së kërkuara lavdinë, por sigurohuni që punonjësit po ju ndjekin. Ju e bëni këtë duke ndezur dritën tek ta, duke festuar arritjet e tyre, çka i ndihmon në rritjen e besimit tek vetja dhe rritjen e besimit të tyre tek ju.
Lider që kërkojnë këshilla
Një udhëheqës i paharruar që do të ndiqet në mënyrë besnike, kërkon këshilla e kontribut nga rrethi i tij i besuar. Këtu mund të përfshihen edhe punonjës me vlerë që raportojnë tek shefi. Udhëheqës të tillë e rrethojnë veten me disa mentorë e këshilltarë tek të cilët mund të mbështeten për drejtimin e jetës dhe biznesit.
Lider që u japin pronësi punonjësve
Një lidër i vërtetë investon në marrëdhënie të ngushta, ndërton besim në mënyrë të vazhdueshme, dhe i bën anëtarët e grupit të ndihen sikur po investojnë në biznes. Ky lider u jep punonjësve pronësi dhe e angazhon fuqinë punëtore në mënyre sipërmarrëse.
Kur njerëzit bëhen aksionerë me punën e tyre, si partner në biznes, kënaqësia e punonjësve rritet dhe bëhen ndjekës besnikë.
Lider që janë mirënjohës për kontributin e të tjerëve
Një lider i paharrueshëm e njerëzor, nuk fluturon asnjëherë vetëm apo luan për emrin në anën e pasme të trikos. Ai gjithmonë i pranon sukseset si një përpjekje të ekipit. E ka prioritet njohjen e punës së njerëzve si në publik dhe privatisht. Një punonjës që e sheh drejtuesin në veprim duke mos kërkuar lavdi për veten, por duke ngritur njerëzit e tij, zakonisht do të jetë më i gatshëm të ndjekë udhëheqësin e tij.