Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me vendimin e gjykatës për pastorin amerikan Andrew Craig Brunson ka shprehur se “Zotëri president Trump ashtu siç kam theksuar gjithmonë, gjyqësori turk ka marrë vendimin e tij në mënyrë të pavarur”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan në një deklaratë nga rrjeti social Twitter ka shprehur se “Zotëri president Trump ashtu siç kam theksuar gjithmonë, gjyqësori turk ka marrë vendimin e tij në mënyrë të pavarur. Shpresoj se SHBA-të dhe Turqia do të vazhdojnë bashkëpunimin ashtu si i ka hije dy aleatëve. E zhvillojnë një luftë të përbashkët kundër organizatave terroriste, duke filluar nga PKK, DEASH dhe FETO”.
Kujtojmë se gjykata turke e ka dënuar me tre vite e një muaj e gjysmë pastorin amerikan Andrew Cragig Brunson, i cili deri më tani gjendej në arrest shtëpiak nën akuzat për kryerje të veprave penale dhe të spiunimit në emër të organizatave terroriste FETO dhe PKK. Duke marrë parasysh kohën prej afër dy vitesh që ai ka qëndruar në arrest, gjykata vendosi që ai të lirohet.