2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gjykata turke liron pastorin amerikan Brunson

Më të lexuarat

Gjykata e Dytë e Krimeve të Rënda në Izmir, në përputhje me vendimin e saj, shfuqizoi arrestin shtëpiak dhe ndalimin e udhëtimit për Brunson

 

Gjykata turke e ka dënuar me tre vite e një muaj e gjysmë pastorin amerikan Andrew Cragig Brunson, i cili deri më tani gjendej në arrest shtëpiak nën akuzat e bashkëpunimit me organizatat terroriste FETO dhe PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Gjykata e Dytë e Krimeve të Rënda në Izmir, në përputhje me vendimin e saj, shfuqizoi arrestin shtëpiak dhe ndalimin e udhëtimit për Brunson. Duke marrë parasysh kohën prej afër dy vitesh që ai ka qëndruar në arrest, gjykata vendosi që ai të lirohet.

Brunson u largua nga shtëpia e tij, ku ai ishte nën arrest shtëpiak që prej 25 korrikut, nën masa të rrepta të sigurisë dhe u soll në kompleksin e burgut dhe gjykatës në qarkun Aliaga për gjykimin e tij.

Brunson është arrestuar më 9 dhjetor të vitit 2016. Më 25 korrik, për shkak të problemeve shëndetësore, gjykata në Izmir urdhëroi zhvendosjen e tij nga burgu në arrest shtëpiak.

Akuzat ndaj pastorit Brunson përfshijnë spiunimin për PKK-në, e listuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia dhe organizatën terroriste FETO, grupin pas tentativës për grusht shteti në Turqi në korrik të vitit 2016.

Turqia dhe SHBA janë përballur me marrëdhënie të tensionuara pas vendosjes së sanksioneve nga Washingtoni për shkak rastit Brunson.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit