Shefi i UFC-s, Dana White e paralajmëroi Khabib Nurmagomedov se mund të arrestohej pas fitores në UFC 229 ndaj Conor McGregor.
Khabib e mbrojti titullin e peshave të lehta me një fitore në raundin e katërt ndaj McGregor, duke e vazhduar rekordin e tij, 27-0.
Por, mebnjëherë pas fitores, mundësi rus kaloi kafazin dhe iu vërsul ekipit të McGregor për t’i sulmuar ata, transmeton IndeksOnline.
Më pas, ekipi i mundësit nga Dagestani u futën në kafaz për ta sulmuar McGregor para se sigurimi dhe policia të intervenonin.
Por, White refuzoi t’ja jepte sot Nurmagomedovin brezin e kampionit për arsye se i frikësohej një përleshjeje të re në oktagon.
Më vonë, White zbuloi se çfarë i tha rusit: ”Ju do të jeni me fat nëse nuk arrestoheni”.
Khabib iu përgjigjë: ”Nëse do të arrestohem, dua ta bëjë këtë me brez të vendosur në mua”.
Megjithatë, Khabib nuk u arrestuan, por vetëm tre anëtarë të ekipit të tij, të cilët më pas u liruan.