3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Terrori në Paris ishte vepër e inteligjencës perëndimore!

Më të lexuarat

Masakra në Charlie Hebdo mund të ketë qenë plan i ndonjë agjencie të inteligjencës në bashkëpunim me autoritetet franceze, thotë mbështetësi i Frontit Kombëtar të Francës, Jean-Marie Le Pen. Në një intervistë për një gazetë ruse, anti-perëndimore – Le Pen ka thënë se ka mundësi që gjithë sulmi terrorist në Francë, të ketë qenë një konspiracion i agjentëve amerikanë apo izraelitë me qëllim të provokimit të një lufte civile midis islamit dhe perëndimit. Një pjesë e vogël e kësaj interviste është transmetuar nga e përditshmja franceze Le Monde, me ç’rast janë provokuar reagime të shumta nga politikanët francezë. Kritika kanë shkuar edhe në adresë të së bijës së tij, Marine Le Pen, e cila disa herë ka provuar të distancohet nga qëndrimet politike të atit. Jean-Marie Le Pen, ka qenë në krye të Frontit Kombëtar të Francës deri para tri vitesh, por që pas kësaj prapë ka mbetur president i nderit në këtë parti. Këto komente, ai i ka bërë gjatë një interviste në gazetën ruse Komsomolskaïa Pravda, gazetë kjo e cila edhe më herët kishte fajësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulmet terroriste në Francë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit