-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kush janë “vjedhësit e vërtetë”?

Më të lexuarat

Gjatë vjedhjes së një banke, grabitësi u tha klientëve: “Qëndroni pa lëvizur, paratë i përkasin shtetit, jeta ju takon juve”. Të gjithë qëndruan të qetë. Kjo quhet “Ndryshim mendimi”, pra, ndryshon mënyrën se si mendon.

Kur grabitësit u kthyen në shtëpi, grabitësi më i ri i tha më të vjetrit: “Le t’i numërojmë paratë”. Grabitësi më i vjetër u përgjigj: “Mos u bëj budalla. Janë shumë para dhe do të na marrë orë për t’i numëruar. Lajmet e natës do të na tregojnë se sa kemi vjedhur…” Kjo quhet “Eksperiencë”. Dhe sot përvoja është më e rëndësishme se sa diplomat.

Kur hajdutët u larguan, në bankë drejtori i tha përgjegjësit të telefononte shpejt policinë. Përgjegjësi u përgjigj: “Prit. Le të marrim 10 milionë nga banka dhe le t’i shtojmë në 50 milionët e tjerë që kemi gëlltitur.” Kjo quhet: “Noto me valën” Të kthesh një situatë të keqe në të mirën tënde.

Përgjegjësi tha: “Sa mirë do të ishte të kishim një grabitje çdo muaj”. Kjo quhet “Te vrasësh mërzitjen”. Lumturia personale është më e rëndësishme sesa puna.

Ditën tjetër lajmet raportuan se nga banka ishin vjedhur 80 milionë. Grabitësit numëruan paratë por kishin vjedhur vetëm 20 milionë. Dhe u irrituan për shkak se ata kishin rrezikuar jetët e tyre për 20 milionë .. ndërsa drejtori dhe përgjegjësi vodhën 60 milionë. Është më mirë të jesh i shkolluar se sa një hajdut. Kjo quhet: “Dituria vlen sa ari”.

Përgjegjësi ishte i lumtur për shkak se deklaroi grabitjen, u mbulua nga sigurimet dhe shteti. Kjo quhet “Kape mundësinë nga flokët”

Atëherë .. Kush janë “vjedhësit e vërtetë”?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit