Në një takim me përfaqësuesit e AK Partisë në Ankara, Erdoğan foli mbi ngjarjet aktuale, ndërsa fokusi i fjalimit të presidentit turk ishte manipulimi aktual i situatës në ekonominë turke
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është shprehur se nga mendja asnjëherë nuk duhet hequr e vërteta se çdo krizë sjell shumë mundësi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një takim me përfaqësuesit e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) në Ankara, Erdoğan foli mbi ngjarjet aktuale, ndërsa fokusi i fjalimit të presidentit turk ishte manipulimi aktual i situatës në ekonominë turke.
Duke tërhequr vëmendjen se për këtë qëllim kanë vendosur në veprim sistemin e ri qeverisës, Erdoğan tha se “Pavarësisht se Turqia u përball me një prej sulmeve më të mëdha ekonomik në historinë e saj ne kemi marrë nën kontroll në masë të madhe situatën në një kohë brenda dy muajsh. Është e mundur që të shpjegohet se rritja e kursit të këmbimit në një mënyrë kaq të madhe është vetëm për arsye ekonomike. Ne kurrë nuk përpiqemi të largohemi nga përgjegjësia, kjo është vetëm një përcaktim i situatës. Sigurisht që kemi mangësi, probleme në ekonomi që duhet t’i zgjidhim. Menjëherë pas zgjedhjeve ne nisëm përgatitjet për reformat ekonomike, por mes atyre që përjetojmë dhe të vërtetave ka disbalancime të mëdha saqë jemi të detyruar të kërkojmë gjëra të tjera dhe ne i vërejmë këto”.
“Në të vërtetë, deklaratat e bëra nga qarqet në cilësinë e burimit të krizës tregojnë qartë se problemi është përshkallëzuar në bazë të arsyeve dhe motiveve të ndryshme. Por nga mendja jonë asnjëherë nuk duhet të heqim të vërtetën se çdo krizë sjell shumë mundësi. Si drejtues të shtetit për të kapërcyer këtë kemi kaluar dhe po kalojmë në veprim reforma të mëdha dhe ndryshime rrënjësore”, tha presidenti i Turqisë.
Duke theksuar se pa një pavarësi ekonomike nuk do të ketë pavarësi politike, Erdoğan është shprehur se “Askush nuk do të mund ta rigjunjëzojë Turqinë të cilën ne e kemi ngritur mbi këmbët e saj. Të gjitha thashethemet, shpifjet, gënjeshtrat e kundërta janë vepra të tradhtarëve të FETO-s, vrasësve të PKK-së, të cilët ekzistencën e tyre e kanë ngritur mbi armiqësinë ndaj vendit dhe popullit tonë”.
Erdoğan gjithashtu foli për luftën kundër terrorizmit dhe tha se Turqia është e vendosur të vazhdojë të luftojë me të njëjtin plan.
“Ne do të shkatërrojmë të gjithë terroristët në Kandil, Xhudi, Gaba dheTendurek. Ata do të largohen dhe ne do t’i ndjekim dhe t’i gjejmë. Ata kurrë nuk do të kenë fuqinë për të minuar paqen dhe prosperitetin e këtij kombi, sepse ne jemi një popull që vdesim një herë dhe ringjallemi një mijë herë”, tha presidenti Erdoğan.