Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Statistikor i Belgjikës, 718 foshnja të gjinisë mashkullore të cilët kanë lindur në vitin 2017 në Belgjikë, janë emërtuar me emrin “Muhamed”
Emri Muhamed zë vendin e parë në mesin e emrave të vendosura për djemtë e porsalindur në Belgjikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Statistikor i Belgjikës, 718 foshnja të gjinisë mashkullore të cilët kanë lindur në vitin 2017 në Belgjikë, janë emërtuar me emrin “Muhamed”. Ndërkaq, emri tjetër më i preferuar për djemtë e porsalindur në këtë shtet është “Liam”, i cili i është vënë 570 foshnjave.
Sipas të dhënave të mëparshme, emri “Muhamed” ishte emri më i preferuar edhe në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ku këtë emër e bartin 18 mijë e 44 persona.
Po ashtu, sipas të të dhënave të publikuara për muajin shtator nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Mbretërisë së Bashkuar, emri Muhamed kishte hyrë në mesin e dhjetë emrave të parë më të preferuar.