3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Muhammed Ali shtrohet përsëri në spital

Më të lexuarat

Legjenda e boksit Muhammed Ali të enjten është dërguar përsëri në spital, për të dytën herë në katër javët e fundit për shkak të infeksionit të traktit urinar, raporton Anadolu Agency (AA). Bokseri legjendar më parë ishte në spital më 20 dhjetor për shkak dyshimit në komplikime të pneumonisë. Mjekët kanë konstatuar se ai vuan nga infeksioni i traktit urinar, dhe jo nga pneumonia, ka thënë zëdhënësi i tij Bob Gunnell. Kampioni i trefishtë botëror në boks në kategorinë e rëndë është larguar nga spitali në fillim të javës së kaluar, konfirmoi Gunnell. Ai ka shtuar se gjendja e shëndetësore e Alit është e qëndrueshme. “Akoma bëhet fjalë për problemet me traktin urinar”, tha Gunnell. Të dielën Muhammed Ali do të mbushë 73 vjeç, dhe sipas fjalëve të Gunnellit, pritet që ditëlindjen të festojë në shtëpi në rrethin familjar. Ali dhe bashkëshortja e tij kanë shtëpitë në Luginën e parajsës në Arizon. Nerrien Springs në Michian dhe në Loudville. Në vitet e fundit Ali rrallë herë paraqitej në publik duke pasur parasysh se është duke luftuar me sëmundjen e Parkinsonit, por vazhdon të shijojë shëtitjet dhe përcjelljet e ngjarjeve sportive, si dhe në shoqërimin me miqtë. Ali është tërhequr nga boksi në vitin 1981 dhe i është dedikuar aktiviteteve humanitare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit