Kur bëhet fjalë për të liruar bllokun e frekuencave 700 Mhz për internetin broadband mobil, Europa po ngurron. Shtatorin e vitit të shkuar, ish komisioneri i tregtisë Pascal Lamy rekomandoi që ky spektër frekuencash të bëhej i disponueshëm për internetin mobil brenda 2020, i cili aktualisht po përdoret për kanalet televizive në Europë. Në SHBA dhe Azi, ky spektër frekuencash aktualisht është duke u përdorur për shërbimet 4G. Por dy ditë më parë, Komisioni Europian hapi një konsulencë publike bazuar në raportin e komisionerit duke kërkuar opinionin publik lidhur me çështjen deri më 12 prill. Britania kohët e fundit njoftoi rreth planeve për të liruar spektrin e frekuencave 700 Mhz. Ky spektër është shumë i vlefshëm sepse është i aftë të transmetojë të dhënave në distance të gjata. Këto frekuenca janë rëndësishme edhe për mbulimin brenda ndërtesave. (PCWorld Albanian)