-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Lirohen 5 të burgosurit jemenas në Guantanamo

Më të lexuarat

irohen pesë të burgosurit nga Jemeni që mbaheshin në burgun e Guantanamos në SHBA dhe dërgohen në Estoni dhe Oman, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas një deklarate të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes mësohet se njëri prej të burgosurve është dërguar në Estoni, ndërsa 4 të tjerët janë dërguar në Oman. Autoritetet e SHBA-së kanë theksuar se të burgosurit e liruar nuk janë dërguar në vendet e tyre për shkak të paqëndrueshmërisë në Jemen. Pesë shtetasit jemenas ishin arrestuar nga SHBA në Pakistan me dyshimin për anëtarësim në Al-Kaida. Në burgun e Guantanamo ndodhen akoma 122 të burgosur. Presidenti amerikan Barak Obama, nënshkroi ligjin e buxhetit të mbrojtjes për vitin 2015 i cili reduktonte transferimin e të burgosurve dhe mbylljen e burgut të Guantanamo që gjendet në afërsi të Kubës. Gjithashtu Obama i ka bërë thirrje kongresit të punojnë së bashku në ndryshimin e neneve përkatëse. Obama gjithashtu ka theksuar më parë se prania e burgut të Guantanamo dobëson sigurinë kombëtare të SHBA, dëmton marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët kyçë dhe gjithashtu inkurajon mbështetësit e ekstremizmit. Obama ka pohuar se ky burg i cili minon sigurinë kombëtare është detyrim kombëtar mbyllja e tij. Ky burg është burgu famëkeq, që njihet për gjykimet e padrejta që u ka bërë të burgosurve të ndryshëm musliman. Ky burg ka shtuar urrejtje të madhe tek muslimanët dhe shpesh ka pas thirrja nga grupe të ndryshme për marrje të hakut ndaj torturave të Guantanamos. Poashtu një kohë ishin fotografitë skandaloze ku i dënonin shumë rëndë të burgosurit, duke i detyruar të bëjnë mardhënie seksuale mes vete e duke ua lëshuar qentë për të kafshuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit