Emrat më të mëdhenj të futbollit botëror janë mbledhur në Londër në mbrëmjen gala të FIFA-s, ku po shpërndahen çmimet “The Best”.
Goli më i bukur i vitit i takoi Muhamed Salah, që triumfoi duke mposhtur kandidaturat e Garet Bejl në finalen e Ligës së Kampionve, Denis Çerishev në Botërorin e Rusisë, Kristiano Ronaldo ndaj Juventusit, Xhorxhan de Araskaeta në Uruguai, Lionel Mesi me Argjentinën në Botëror, Rajli Mekgri në kampionatin australian, Benxhamin Pavard, Rikardo Kuaresma me Portugalinë në Botëror.
Në derbin mes Liverpulit dhe Evertonit, Salah driblon bukur nga e djathta duke shënuar një gol spektakolar në trekëndësh.