-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Erërat që do vazhdojnë në ditët në vijim, hyjnë në kategorinë e fatkeqësive natyrore

Më të lexuarat

Rreth 21 raste të dëmeve janë evidentuar vetëm në Prishtinë për shkak të erërave të forta në mes ditë sot.

Në Qendrën Emergjente në Prishtinë është raportuar se nga erërat e forta është hequr një çati e një shtëpie në lagjen Kolovicë, ndërsa raste të tjera janë drunjtë të rrëzuar, xhama të thyer etj.

Këtë e ka konfirmuar Besim Rama nga Qendra Emergjente në Prishtinë.

Në lagjen Dardania, në rrugën “Luan Haradinaj” dhe në kampsuin universitar në Prishtinë, janë rrezikuar jetëra njerëzish pasi nga era e fuqishme janë rrëzuar disa drunjë.

Për këtë mot të ndryshueshëm ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, i cili ka lutur qytetarët që të qëndrojnë në hapësira të mbyllura.

“Për shkak të erërave të forta në Prishtinë lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244”, ka shkruar kryetari Ahmeti në rrjetin social.

Ndërkohë, eksperti Tahir Ahmeti ka shkruar se erërat e forta që kanë filluar sot parashihen të vazhdojnë edhe ditët në vijim në vendin tonë.

“Erërat e forta që kanë filluar sot dhe parashihen të vazhdojnë edhe ditët në vijim në vendin tonë, hyn në kategorinë e fatkeqësive natyrore, dhe si të tilla mundë të jenë mjaft të rrezikshme dhe të shkaktojnë dëme, duke filluar nga dëmtimi i shtëpive dhe pullazeve, zhvendosja apo hedhja e objekteve të ndryshme, kontejnerë, shkulja e drunjëve, etj, dëmtimi dhe shkatërrimi i kulturave bujqësore, drunjëve dekorativ, e në raste më extreme mundë të kemi edhe rrezikim të jetës së qytetarëve nga goditjet, objektet e ndryshme, kabllot dhe shtyllat elektrike, si dhe rënia e objekteve të ndryshme nga lartësitë. Andaj organet përgjegjëse, Drejtoritë Komunale për Emergjenca dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, duhet që me kohë të njoftojnë qytetarët për kujdes të shtuar gjatë këtyre fenomeneve natyrore”, ka shkruar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit