1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Mjekja pediatër: Mjaft krahasuat fëmijët tuaj me moshatarët!

Më të lexuarat

Prindërit kanë tendencë që zakonisht për model të marrin fëmijët e tjerë të komshinjve apo në mesin e familjes, në rastin kur fëmija i tyre dështon në ndonjë fushë të caktuar.

Megjithatë, kjo praktikë tashmë po njihet si e keqe, e në lidhje me këtë ka folur edhe mjekja pediatër në NYU, Dr. Robin Jacobson.

Sipas saj, nënat janë gjithmonë të shqetësuara për peshën e fëmijës së tyre, por ajo që duhet të kuptojnë dhe të fiksojnë mirë është që fëmijët nuk janë njëlloj.

“Burimi më i mirë për të mësuar rreth zhvillimit të fëmijës është pediatri”, tha ajo.

Dr. Jacobson pranoi se të gjithë prindërit shqetësohen kur shohin një fëmijë më të vogël se fëmija i tyre që flet ose ecën më mirë. Por prindërit duhet të kuptojnë që të gjithë fëmijët janë të ndryshëm.

Zakonisht, pediatrit nuk japin receta me gramë dhe as nuk thonë sa duhet të shtojë një fëmijë gjatë një muaji. Ata, zakonisht e “masin” peshën e tyre me jetën e shëndetshme, lëvizjet normale dhe ushqimin e mirë të nënës./Kidstime/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit