Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri, duket se do ta ketë të lehtë ambientimin në skuadrën italiane.
Sipas mediave italiane, atij i është lejuar që t’i kryejë të gjitha ritualet fetare.
Drejtuesit e Interit i kanë premtuar 23 vjeçarit se nuk do ta pengojnë që ai të falet pesë herë në ditë, duke ia siguruar një kënd për falje brenda stadiumit.
Po ashtu, ai mund të shkojë të premteve në xhami për ta falur Xhumanë, por edhe ta agjërojë muajin e Ramazanit.