E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka lavdëruar karakteristikat e përforcimit të ri të Interit, Xherdan Shaqiri.
Mediat italiane kanë filluar të prezantojnë Xherdan Shaqirin.
Mesfushori kosovar brenda kësaj jave do të jetë zyrtarisht futbollist i ri i Interit, pasi klubi italian ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për transferimin e tij për rreth 15 milionë euro.
Dhe, versioni online i “Gazzetta dello Sport”, ka lavdëruar karakteristikat e Shaqirit.
“Xherdani është kosovar, me kombësi shqiptare. Erdhi herët në Zvicër. I ka fituar të gjitha me Baselin dhe Bayernin, e ka eliminuar Manchester Unitedin duke e bërë të qajë Fergusonin dhe e ka sfiduar Messin në Botëror, duke pësuar vetëm pas vazhdimeve. Ai është mysliman dhe ka një fizik të jashtëzakonshëm”, shkruan “Gazzetta dello Sport”.