-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shërbimi Francez i Inteligjencës mbikëqyr rreth 5.000 persona “të prirur për dhunë”

Më të lexuarat

Shërbimi francez i inteligjencës pohon se në këtë vend ekzistojnë rreth 5.000 banorë të cilët janë, siç thuhet, “të prirur për dhunë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bernard Squarcini, ish-kreu i Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Francez të Inteligjencës, tha se këta individë janë në mbikëqyrje të vazhdueshme. Ai theksoi se kjo është mënyra për të parandaluar sulmet e mundshme terroriste. “Duhet të zbulohet se çfarë këta individë planifikojnë të bëjnë para se të ndërmarrin veprim konkret. Këta janë njerëz të cilët kryesisht zgjohen herët dhe shkojnë në shtrat shumë vonë. Ata janë nën vëzhgim 24 orë”, ka thënë Squarcini.

Ai shpjegoi se për të vëzhguar një person të dyshimtë duhen së paku 25 njerëz, duke shtuar se kjo nuk është aspak punë e thjeshtë sepse, siç tha, duhet mbikqyrur edhe persona me të cilët të dyshuarit takohen. Squarcini konsideron se shërbimeve të inteligjencës duhet të ju sigurohen më shumë resurse financiare, por edhe liritë për të vepruar në mënyrë që të veprohen në mënyrë parandaluese dhe në kohë.

Ministri i Brendshëm francez, Berndard Cazeneueve ka thënë dje për mediat franceze se sulmuesit ndaj revistës “Charlie Hebdo” ishin të njohur më parë për policinë. “Ata edhe më herët ishin nën vëzhgim, por nuk ishin nën hetimin e prokurorisë. Asgjë nuk ka paralajmëruar se kanë planifikuar sulmin terrorist”, ka thënë ai.

Në sulmin ndaj selisë së revistës satirike “Charli Hebdo” i cili ndodhi dy ditë më parë, janë vrarë 12 persona, në mesin e të cilëve katër karikaturistë dhe dy policë. Katër persona të tjerë janë plagosur rëndë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit