Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se hebrenjtë dhe muslimanët që jetojnë në vend ashtu si të krishterët dhe ateistët janë pjesë e shoqërisë.
Në një fjalim të mbajtur në parlamentin federal në kuadër të bisedimeve për buxhetin, Merkel duke përmendur ngjarjet e ndodhura në qytetin Chemnitz, është shprehur se nuk do të lejojnë përjashtimin e grupeve të ndryshme në shoqëri.
“Hebrenjtë dhe muslimanët ashtu si të krishterët dhe ateistët i përkasin shoqërisë sonë, i përkasin partive dhe jetës shoqërore”, u shpreh Merkel, duke vënë në dukje se kur të arrihet dakordimi për këtë çështje mund të bisedojnë për temat e tjera që janë në interes të njerëzve.
Po ashtu Merkel ka bërë të ditur se në vend vlejnë rregullat dhe se ndjenjat nuk mund të zënë vendin e këtyre rregullave, ku dhe shumica e njerëzve në Gjermani punojnë për një bashkëjetesë dhe tolerancë të mirë.
Në lidhje me protestat e zhvilluara pas ngjarjes së përjetuar në qytetin Chemnitz ku gjatë një përleshjeje me thika u vra një gjerman për të cilin pretendohet se u krye nga persona që kishin kërkuar azil, Merkel tha se i kupton njerëzit që janë të shqetësuar nga këto ngjarje.
Duke shtuar se zhvillimi i protestave janë një e drejtë kushtetuese, Merkel tha se nuk mund të gjendet arsye për të ndjekur njerëzit, për të zbatuar dhunë, për hedhjen e sloganeve naziste, mbajtjen e një qëndrimi armiqësor ndaj njerëzve me pamje të ndryshme dhe kryerjen e sulmeve ndaj policisë.
– Tema e Sirisë
Në lidhje me çështjen nëse Gjermania do t’i bashkohet apo jo operacionit të mundshëm të përbashkët të SHBA-së, Francës dhe Britanisë në rastin e një sulmi me armë kimike të regjimit të Asadit në Siri, Merkel tha se “Nuk mund të jetë një përgjigje që të pretendojmë të injorojmë të ardhmen tonë nëse në një vend përdoren armë kimike dhe nuk zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare”.
Për çështjen e migrimit, duke bërë të ditur se kjo është më e madhe se krizat e mëparshme financiare dhe të euros, Merkel ka theksuar se duhet të gjendet një zgjidhje e përbashkët në këtë çështje e cila është e rëndësishme për të ardhmen e BE-së.
Po ashtu në lidhje me luftën kundër arsyeve të migrimit të njerëzve, Merkel ka kërkuar që të bëhen më shumë investime në Afrikë.