2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

OKB: Ofensiva në Idlib mund të çojë në humbjet më të mëdha të jetëve në këtë shekull

Më të lexuarat

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se ofensiva në provincën Idlib të Sirisë mund të çojë në humbjet më të mëdha të jetëve në këtë shekull.

Raportohet se forcat qeveritare siriane po përgatiten për sulme nga toka dhe ajri për të rikthyer kontrollin e enklavës së fundit që mbajnë rebelët.

Nënsekretari për çështje humanitare i OKB-së, Mark Lowcock, i bëri komentet në Gjenevë, pak ditë pasi Irani dhe Rusia shprehën mbështetje për fushatën ushtarake në Idlib, pavarësisht thirrjeve të Turqisë për armëpushim.

Forcat qeveritare, të mbështetura nga Rusia dhe Irani, i kanë grumbulluar trupat për javë të tëra në përgatitje të ofensivës. Ato kanë lëshuar fletushka në zonë, duke iu bërë thirrje rebelëve të dorëzojnë armët, në të kundërtën kanë thënë se do të përballen me një ofensivë dërrmuese.

Më shumë se 3 milionë njerëz jetojnë në Idlib. Pothuajse gjysma e tyre janë zhvendosur nga luftimet në vende të tjera në Siri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit