-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rikonfirmohet përdorimi i armëve kimike në Siri

Më të lexuarat

Një raport i publikuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka konkluduar se në tri fshatra siriane gjatë vitit të kaluar është përdorur gazi i klorit.

Agjencitë perëndimore e kanë siguruar një kopje të raportit të misionit faktmbledhës të organizatës, i cili është publikuar të martën.
Raporti nuk e fajëson askënd, por bën të ditur se 32 nga 37 njerëzit e intervistuar e kanë parë ose dëgjuar zhurmën e helikopterit në kohën e sulmeve me bomba të cilat përmbanin kimikale toksike, transmeton REL.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka diskutuar të martën në lidhje me raportin.

“Kjo është prova më bindëse rreth përdorimit të gazit të klorit nga ana e regjimit sirian”, ka thënë ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit