2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Suedia në protestë kundër racizmit dhe diskriminimit

Më të lexuarat

Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, gjimnazi “Viktor Rydberg” ka organizuar një protestë kundër racizmit dhe diskriminimit.

 

Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, gjimnazi “Viktor Rydberg” ka organizuar një protestë kundër racizmit dhe diskriminimit.

Në protestën e cila u mbështet nga institucione të shumta dhe parti politike, përveç Partisë së Demokratëve të Suedisë e cila njihet me qëndrimin anti-emigrant, morën pjesë rreth 5.000 persona. Protestuesit të cilët u mblodhën në sheshin “Raoul Wallenberg” brohoritën slogane “Nuk i duam racistët në rrugët tona”.

Protestuesit në duar mbanin pankarta me mbishkrime “Gjithë së bashku, jo racizmit”, “Qëndro kundër racizmit”, “Të rinjtë kundër racistëve”.

Në protestë, përveç suedezëve morën pjesë edhe protestues nga komunitete dhe përkatësi të ndryshme etnike. Folësit dhanë mesazhe “Jo dhunës, luftës, racizmit, islamofobisë dhe antisemitizmit”.

Personat që morën pjesë në protestë reaguan edhe kundër grupit neonazist pranë Lëvizjes së Rezistencës Skandinave (NMS), i cili javën e kaluar nën shoqërim të policisë organizuan një marshim në qendër të Stokholmit. Protestuesit kërkuan nga forcat e sigurisë që të mos i jepet leje edhe një herë këtij grupi racist. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit