Tashmë përdorimi i luleve natyrale në ambientet e brendshme ka filluar të kthehet në një trend të vërtetë… Lulet, përveçse i japin gjallëri ambientit, janë edhe aksesorë të vyer për arredimin.
Por duhet treguar shumë kujdes me përzgjedhjen e luleve për ambientet e brendshme, pasi një përzgjedhje e gabuar do të çonte mbase në vyshkjen e tyre.
Është e këshillueshme që lulet në ambientet e brendshme të lihen në vende ku drita e diellit është e bollshme, si afër ballkonit apo dritares.
Gjithashtu, kushtojini rëndësi ujitjes pasi lule të ndryshme kërkojnë sasi të ndryshme për ujitje. Po aq i rëndësishëm, është edhe ndërrimi i plehut si dhe përdorimi i mineraleve dhe vitaminave të ndryshme për lulet.
Jo më pak e rëndësishme është edhe lagështira dhe temperatura e ambientit ku do të qëndrojnë lulet, prandaj pyesni specialistët ku blini lulet për të gjitha detajet e nevojshme për një mirëmbajtje sa më të mirë të tyre në ambientin tuaj të brendshëm.