3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Erdoğan: Do të forcojmë cilësitë kombëtare dhe vendase të ushtrisë sonë

Më të lexuarat

Erdoğan: Nuk do të mjaftohemi të shpëtojmë ushtrinë nga shqetësimet e organizatave terroriste, por do të forcojmë cilësitë e saj kombëtare dhe vendase

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se Turqia nuk do të mjaftohet vetëm nga shpëtimi i ushtrisë nga shqetësimet e organizatave terroriste, por do të forcojë cilësitë e saj kombëtare dhe vendase, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia ka nevojë për një ushtri dhe fuqi njerëzore për të mbrojtur vendin dhe kombin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jo një të tillë që prodhon vazhdimisht grushte shteti dhe junta që bëhen vegël e të tjerëve”, tha Erdoğan gjatë një ceremonie diplomimi në shkollat e akademisë ushtarake me rastin 96-vjetorit të Ditës së Fitores dhe Forcave të Armatosura Turke, që shënon triumfin e ushtarëve turq ndaj forcave greke gjatë luftës për pavarësi në vitin 1922.

Duke theksuar se Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare në tetor do të nisë vitin e ri akademik me 6.125 studentë turq dhe 661 studentë mysafirë nga 22 shtete të tjera, Erdoğan tha se “në këtë mënyrë ka përfunduar procesi i ristrukturimit që filloi pas 15 korrikut dhe shkollat ushtarake do të jenë në gjendje të vazhdojnë aktivitetet e tyre me kapacitet të plotë”.

“Nuk do të mjaftohemi të shpëtojmë ushtrinë nga shqetësimet e organizatave terroriste, kryesisht nga FETO dhe PKK, por do të forcojmë gjithashtu cilësitë e saj kombëtare dhe vendase” theksoi Erdoğan, i cili pasi shtoi se janë të vendosur që në periudhat në vazhdim të arrijnë në nivelet më të larta dhe se në këtë drejtim, do të vijojë një periudhë ku do të ndërmerren reforma të mëdha në ushtri për të arritur drejt majave.

Ndryshe, Dita e Fitores shënon betejën përfundimtare kundër forcave greke në Dumlupinar në vitin 1922 dhe i dedikohet forcave të armatosura turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit