-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Nje i vdekur dhe nje i infektuar nga virusi A H1N1

Më të lexuarat

PRISHTINË– Zyfer Krasniqi, 45 vjeçi nga Ferizaj është personi i cili ka vdekur pas komplikimeve të shkaktuara nga infektimi me virusin A H1N1 i njohur si gripi i derrit , ndërsa personi tjetër i diagnostikuar me të njëjtin virus, është e bija e tij. Për dallim nga babai i saj i cili ka ndërruar jetë, vajza po tregon shenja të shërimit dhe është në gjendje stabile.

“Javën e fundit të vitit që e lam pas, në laboratorin e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik, kemi regjistruar tri raste të diagnostikuar me grip A H1N1 prej të cilave, fatkeqësisht, një rast ka përfunduar me fatalitet sepse pacienti ka pasur edhe probleme tjera nga sëmundjet kronike” tha për Anadolu Agjency në bisedë telefonike, prof. dr Naser Ramadani, drejtori i Institutit Kombëtarë i Shëndetit Publik të Kosovës.

Ai thekson se vend për panik nuk ka, sepse, numri i rasteve të paraqitura nuk është alarmues për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të epidemisë.

Profesor Ramadani po ashtu tregon se, simptomat e gripit A H1N1 janë të zakonshme, sikur tek llojet tjera të gripave.

“Fillon me temperaturë, lodhje, dhimbje të muskujve, mund të ketë edhe të vjella, ndërsa në rastet më të rënda, posaçërisht nëse pacienti ka pasur ndonjë sëmundje të mëparshme kronike, qoftë kardiovaskulare, respiratorë, veshkave, lukthit ose nëse e ka imunitetin e dobësuar, ata duhet t’i lajmërohen mjekut me njëherë sepse mund të vijë deri tek komplikimet të cilat mund ta rëndojnë dukshëm shëndetin e tyre” tha drejtori i IKSHP-së i cili në mënyrë të vazhdueshme përcjell situatën e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes në tërë territorin e vendit.

Sipas të dhënave të fundit, të grumbulluara dhe analizuara nga të gjitha rastet e dyshimta të virusit të influencës, në të gjitha komunat e Kosovës, gjatë periudhës tetor – nëntor 2014, janë  raportuar 7204 raste të gripit. Më së shumti raste ka pasur në Prishtinë (1283) dhe Prizren (862). Nga 7204 raste të gripit, të diagnostikuar nëpërmjet të sistemit të mbikëqyrjes të Qendrës Kombëtare,  3 raste janë vërtetuar si pozitive dhe të infektuara me Virusin A – H1N1. Fatkeqësisht, njëri prej këtyre rasteve ka përfunduar me vdekje , si pasojë e problemeve të traktit respirator (frymëmarrjes).

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, raportohet se edhe në nivel ndërkombëtar, intensiteti i infektimeve me grip është shtuar në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Për këtë, institucionet shëndetësore të Kosovës me intervenimet e hershme tentojnë të parandalojnë ndonjë përhapje të shpejt me pasoja të rënda ose së paku të shtyjnë përhapjen e virusit dhe shfaqjen e epidemisë me përmasa të mëdha. Kështu, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, për sivjet ka siguruar doza të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal dhe i ka shpërndarë në të gjitha institucionet e mjekësisë familjare.

Për më tepër, prof. dr Naser Ramadani, drejtori i IKSHP-së theksoi se , institucionet shëndetësore, në mbarë vendin, janë të gatshme dhe të furnizuara me barërat për terapitë eventuale, edhe pse në rastet e gripit kryesisht përdoren medikamente kundër temperaturës dhe dhimbjeve të muskujve, si dhe vitamina C dhe çaji.

Në fund, Instituti Kombëtar ka rekomanduar që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos qëndrojnë gjatë në ambiente të ftohta apo lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, si dhe të përdorin sa më shume lëngje të nxehta dhe vitamina. Për çdo ndryshim të situatës epidemiologjikë në Republikën e Kosovës, Instituti Kombëtar do të hulumton, raporton, diagnostikon dhe do të merr masa, në kohë reale, duke njoftuar opinionin për masat mbrojtëse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit